Shpallje

Së fundmi në Sarandë janë organizuar disa nisma qytetare për pastrimin e qytetit, dhe te detit të Sarandës. Prej javësh grupe zhytësish vullnetarë pastrojnë zonën nënujore duke nxjerrë prej andej mbetje që ndotin detin. 

Mësohet se zhytësit vullnetarë kanë zbuluar një sasi të madhe municionesh nën ujë, 20 predha dhe një sasi granatash. 

Dyshohet se predhat i përkasin Luftës së Dytë Botërore dhe rrezikojnë të shpërthejnë nga kontakti me ndonjë spirancë të ndonjë anijeje.

“Do të bashkëpunojmë me forcat e policisë së shtetit dhe ato të ushtrisë për të bërë të mundur demontimin e tyre.”- janë shprehur vullnetarët për mediat lokale.

Predhat që ndodhen në afërsi të Limanit, kanë ngjallur panik te banorët që u tremben një shpërthimi të mundshëm.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz