Shpallje

Një shtet i së drejtës respekton  dhe mbron qytetarët e tij. Ka vite që  aspirojmë një shtet të tillë . Në lumin e Vlorës janë dhënë konçensione, për ndërtimin e HEC-ve, duke favorizuar individ apo shoqëri ndërtimi, në dëm të një komuniteti të tërë. Jo vetëm nuk është marrë dakortësia e komunitetit por, është mashtruar me firmat e tyre.

Banorët e zonës e kanë kundërshtuar këtë konçesion dhe shpresojnë që të mos miratohet  ndërtimi i HEC-ve. Si të mos mjaftonte kjo, së fundmi është dhënë leja për shfrytzimin e Malit, në favor të biznesit “Materiale ndërtimi” askush nuk është njoftuar, për këtë. Para së gjithash  informohet komuniteti për këtë aktivitet. Zona ku do ngrihet kjo gurore është në juridiksion të fshatit Brataj. Çdo m2, në këtë territor, i shërben banorëve dhe të parët që duhet të  informohen janë ata. 

Sipas banorëve me shumë mundësi, leja është dhënë pa një studim ekonomik dhe për mjedisin. Sa është kjo  sipërfaqe kullosore që do prishe, cila është bimësia në atë zonë dhe a ka bimë të rralla që duhen ruajtur, sa qira do paguhet nga biznesi dhe sa nga këto të ardhura do shkojnë për shërbime në komunitet  dhe shumë probleme të tjera. Në vende të zhvilluara, për këto probleme, bëhet referendum,ndërsa  këtu në vendin tonë nuk pyetet njeri. Duhet thënë që, nuk ka njeri kundër zhvillimit por jo në dëm të banorëve.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz