Shpallje

Ministri serb, Ivica Daçiç i ka kërkuar Shqipërise të kërkojë falje publike për deklaratat e ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj.

Sipas Dacic, Cakaj akuzon Serbinë se ka një “histori kriminale” dhe se politikanët e atëhershëm dhe anëtarët e grupeve paramilitare janë “në ballë të Serbisë së sotme”.

“Ky është një falsifikim i ngjarjeve në Kosovë, dhe për këtë arsye pres faljen e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë”, ka thënë Daçiç.

Kreu i diplomacisë serbe ka thënë se këto deklarata të ministrit Cakaj nuk kontribuojnë në fqinjësinë e mirë në mes Beogradit dhe Tiranës, dhe sipas tij janë plotësisht në kundërshtim me përpjekjet e udhëheqësve të Serbisë për përmirësimin e raporteve me Shqipërinë.

Sipas tij deklarata të tilla ndikojnë edhe në stabilitetin e gjithë rajonit.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz