Shpallje

Me përfundimin e rrjetit të ri të kanalizimeve, është bërë edhe asfaltimi i  gjithë “Rrugës së Elbasanit”

 Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i  Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se punonjësit e Mirëmbajtjes së  Rrugëve kanë punuar edhe gjatë orëve të natës për të realizuar në kohë  projektin.

“E qanë çunat brenda natës “Rrugën e Elbasanit”.  Pas  mega-kolektorit nëntokësor që zgjidhi një herë shkarkimet nga Sauku  deri në Lanë, tani dhe një rrugë fringo e re. Ecim para! ”, shkruan kryebashkiaku Veliaj, teksa publikon edhe disa foto nga realizimi i punimeve në terren.

Kjo rrugë tashmë do të ketë një  cilësi më lartë për përdoruesit e saj.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz