Shpallje

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, në një intervistë ekskluzive për Gazeta-Ora, është shprehur se opozita e bashkuar jashtëparlamentare kërkon një dialog politik me qeverinë Rama, bazuar në 9-të kushtet e caktuara nga Bundenstagu gjerman.

Në intervistën e tij, Braimllari shprehet se e vetmja zgjidhje që i duhet vendit, është dialogu politik për zgjedhje të parakohshme, si e vetmja mundësi për të nxjerrë vendin nga kolapsi politiko-ekonomik që ka shkaktuar Edi Rama.

Ndër të tjera, Braimllari akuzon se qeveria Rama, ka në politikat e saj shpopullimin e vendit, pasi pjesa më e madhe e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria, parë kjo edhe nga statisitikat zyrtare që tashmë janë ‘arratisur’.

Sa i takon plagosjes së Prokurorit të Durrësit, ku autor i dyshuar është i afërmi i deputetit të PS-së, Braimllari tha se qeveria Rama po investon në rritjen e krimit të organizuar.

Intervista e plotë:

Cili do të jetë hapi i rradhës i opozitës jashtëparlamentare? A do të zhvillohen protesta masive kundër qeverisë Rama?

Opozita po fokuson të gjitha energjitë tek një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe që zgjidh dekriminalizimin e zgjedhjeve. Për këtë ne kemi ngritur një grup të përbashkët pune me të gjithë frontin e bashkuar opozitar i përbërë nga specialist, të cilët po përgatisin draftin. Sot më e rëndësishme për vendin është dialogu për ti dhënë zgjidhje rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it dhe për të 9-të kushtet e Budenstagut gjerman që janë një platformë e mirë për të nxjerrë vendin nga kriza, por dhe për të dhënë një zgjidhje afatgjatë.

Edhe pse Kryeministri Edi Rama, shpesh herë ka kërkuar dialog me opozitën, kjo gjë është refuzuar nga ju. A ekziston mundësia e një dialogu politik për të zgjidhur krizën aktuale?

Dialogi nuk është refuzuar nga opozita. Ne kemi kërkuar gjithmonë dialog, por Edi Rama duhet të tregojë që ka vullnet për të dialoguar në funskion të zgjidhjes së krizës dhe dialogu më i mirë në këto momente është zbatimi i kushteve të Budenstagut gjerman.

A do të kërkojë edhe LSI zgjedhje të parakohshme njëlloj si PD? Jo më larg se dje, kryedemokrati Basha kërkoi zgjedhje të parakohshme në turin e tij të ri në Shqipëri.

 LSI ka kërkuar dhe vazhdon të kerkojë zgjedhje të parakohshme si e vetmja mënyrë që zgjidh krizën në vend, por që siguron një proces zgjedhor të drejtë dhe të lirë ku qytetarët nuk intimidohen dhe ku trafikantën dënohen dhe nuk ndërhyjnë në procesin zgjedhor.

Cilat janë opsionet që LSI jep për zgjidhjen e krizës politike?

E kemi thënë shpesh herë pas 18 tetorit ku u mor vendimi për moshapjen e negociatave, ka vetëm një zgjidhje. Zgjedhje të parakohshme duke zbatuar kushtet e Budenstagut gjerman.

Dihet se mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta ka nisur një ‘luftë e ftohtë’ institucionale, sidomos përplasjet për drejtësinë dhe kryesisht për Gjykatën Kushtetuese. Në këto kushte, a mund të flasim për një drejtësi të mirëfilltë dhe funksionale e papolitizuar?

Shqipëria ka nevojë për një sistem drejtësie të pavarur dhe jo të kapur nga qeveria. Ne kemi votuar Reformen në Drejtësi dhe LSI dha në atë kohë një kontribut të jashtëzakonshëm për  të arritur një konsensus historik për një Reformë në Drejtësi që do ti shërbejë qytetarëve dhe drejtësisë dhe jo kapjes politike. Ne mbeshtësim Reformën në Drejtësi, një Reformë të drejtë, të pavarur në respekt të Kushtetutes dhë të ligjeve dhe jo një Reformë te kapur nga Edi Rama.

LRI prezantoi 4 pika për integrimin e të rinjve, marrë shkak nga eksodi masiv i të rinjve shqiptarë drejt Perendimit. Cili është program juaj për të rinjtë?

Duhet kthyer shpresa dhe besimi tek të rinjtë, duke implementuar politikë konkrete në shërbim të rinisë. Edi Rama vrau shprsën dhe largoi të rinjtë nga vendi. Politika e tij e shpopullimit shkatërroi jetën sociale në vend. Duhet urgjentisht të merren masa për të rinjtë dhe LSI ka një plan të qartë duke investuar tek të rinjtë me politika konkrete në arsim, por dhe në punësim duke marrë iniciativa që stimulojnë të rinjtë që të krijojnë biznese për herë të parë.

Plagosja e prokurorit të Durrësit, ku i dyshuar kryesor është Redjan Rraja, i afërmi i deputetit të PS-së, shkaktoi një bujë të madhe edhe në politikë. Si e komentoni ju lidhjen e figurave kriminale që rezultojnë të afërm me deputetë të mazhorancës.

Është e qartë që e gjithë kupola e Rilindjes është e lidhur me krimin e organizuar. Kjo tregon qartë kalbjen e çdo instuticioni ku të gjitha institucionet që drejtohen nga Edi Rama janë të kalbura nga krimi i organizuar. E kemi thënë prej kohësh që bandat do të fillojnë larjne e hesapeve sepse Edi Rama në këtë stad e ka futur vendin, duke fuqizuar grupet kriminale e duke i dhënë pushret dhe duke i bërë pjesë të Parlamentit. Vendimet që merr qeveria janë vendime të diktuara nga oligarkia dhe krimi i organizuar.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz