Shpallje

Gazetari i Report TV, Aldi Kozaria, përmes një letre të hapur në rrjetin e tij social, ka ngritur alarmin për helmimin që po merr çdo ditë qyteti i Elbasanit nga Zona Industriale.

Letrën e hapur drejtuar ministrit Klosi, gazetari e ka shoqëruar me një fotografi ku duket smogu i ndotjes mbi qytetin e Elbasanit.

Jo vetm kaq, por Kozaria ngre alarmin se ndotja e madhe po shkakton viktima, pasi vitet e fundit është rritur numri i personave të prekur nga sëmundjen kancerogjene.

Postimi i plotë:

Leter e Hapur
I nderuar Zoti ministër,
Quhem Aldi Hilmi Kozaria, jam babai i tre fëmijëve dhe jetoj në kërthizë të Shqipërisë, në Elbasan.
Nuk e ndërroj kurrë këtë qytet sepse paraardhësit e mi ngritën flamurin në këtë qytet, pinjolli i asaj familjeje jam.
Çdo natë në darkë kur kaloj tek Zona Industriale ndihem aq keq, sa që detyrohem te mbyll xhamat e makinës, të mos marr frymë, të vendos bluzën si maskë tek hunda e tek goja dhe e a dini pse? Sepse Ju nuk doni t’ia dini më për këtë qytet, që po e leni të vdesë çdo dite nga ajri i ndotur që prodhojnë kompanitë në Elbasan, në Bradashesh e Kusarth.
Sa e rëndësishme qenka per Ju ajo karrige që jua kemi dhënë ne Populli.
Do të doja që bashkë me familjen tënde I dashur Z Minister të vije një natë në Elbasan kur nuk ndizen filtrat, do isha i sigurtë që fëmijet e tu do të thonë atë që ne na thonë femijët tanë “- Babi cfarë është kjo erë kaq e e rëndë?”.
Ndaj I dashur, reflekto dhe bëj detyrën që të kanë mandatuar.
23 vite më parë i dashur minister babai im ndërroi jetë nga helmi e ndotja, por këtë jetë të humbur po jua fal të paktën në këmbim që të shpëtoni të tjerat.
Nuk do doja të kisha të tjera tragjedi në familje, nuk mund t’i perballoj dot, sikundër nuk dua që në qytetin tim i dashur ministër të ketë vdekje si pasoje e ndotjes.
I nderuar, a e dini Ju që në Elbasan një nënë e re 24 vjeçare me profesion infermiere ndërroi jetë për pak javë, ndersa një tjetër la një vajze të vogël vetëm se u diagnostikua me tumore vetem 1 vit pas martesës.
Ka edhe shumë të tjerë që janë katandisur rrugëve të botës në Itali a Gjermani me shpresën për të kryer Kimioterapi e për të luftuar kancerin e poshter.
Reflektoni vetëm pak për sa ju shkruajta më lart.
Është thirrja e një prindi, e një biri dhe e një qytetari.
#Julutem mos e shisni shendetin tone.

Marrë nga faqja e tij në facebook

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz