Shpallje

Inter dhe Roma kanë ndezur që tani merkaton e Janarit duke programuar një shkëmbim të bujshëm.

Alessandro Florenzi mund t’i bashkohet Contes në Milano, ndërsa Matias Vecino pritet të transferohet në kryeqytet.

Drejtuesit zikaltër dëshirojnë t’i ofrojnë Contes një futbollist që mund të luajë në të dy krahët e mesfushës dhe Florenzi është profili ideal, duke qenë se Biraghi dhe Lazaro nuk kanë bindur plotësisht, ndërsa Candreva e Asamoah janë shumë të vjetër për të përballuar një sezon intensiv.

Nga ana tjetër, Roma do ta lëshonte menjëhere florenzin i cili këtë sezon nuk po gjen hapësirat e duhura në skuadrën verdhekuqe dhe për më tepër do të merrnin në këmbim një mesfushor si Vecino, që do të ofronte eksperiencë dhe forcë fizike në skuadër.

Gjithashtu, drejtuesit verdhekuq dëshirojnë të ndërhyjnë me patjetër në merkato pasi gjendja e mesfushorëve në skuadër është alarmante për shkak të dëmtimeve.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz