Shpallje

Alibia e Rrajës sqaron edhe marrëdhënien e tij me Kejvinën, ku i “forti” i fisit Rraja, shkon edhe më tej kur thotë se Kejvina nuk është thjesht një shoqe…Për këtë arsye, grupi hetimor mori në pyetje Kthellën, ku i është sekuestruar edhe telefoni.

Lidhja e tyre e dashurisë duket se është një “shpëtim” për Redjan Rrajën, stomatologun 34-vjeçar që akuzohet se është një nga atentatorët e 1 nëntorit, ku u plagos prokurori Arjan Ndoja bashkë me mikun e tij, “Rrumi i Shijaku” (Pëllumb Ymeri), e gjeti vdekjen shoferi Andi Maloku. Bëhet fjalë për bukuroshen e ekranit Kejvina Kthella, e cila mori famën në “Xing me Ermalin”, për t’u kthyer sot në një nga emrat më të përfolur.

Ditën e djeshme, Dosja.al zbuloi ekskluzivisht për publikun se ishte Kejvina, modelja që shumë media edhe pse e dinin identitetin e saj, për arsye ende të panjohura zgjodhën t’a censuronin, e cila ishte mbajtur për mbi 10 orë në Prokurori për të dhënë shpjegime.

Por pse u mor në pyetje Kejvina Kthjella? 

Modelja 24-vjeçare u pyet nga grupi hetimor për marrëdhënien e saj me të akuzuarin Redjan Rraja. Shkak për këtë është bërë alibia që Rraja ka zbuluar dy ditë më parë për hetuesit, kur ka thënë se nuk ka patur gisht në atentatin e 1 nëntorit, pasi në atë kohë kur ka ndodhur ngjarja ai ka qenë bashkë me të dashurën e tij. Alibia e Rrajës sqaron edhe marrëdhënien e tij me Kejvinën, ku i “forti” i fisit Rraja, shkon edhe më tej kur thotë se Kejvina nuk është thjesht një shoqe…

“Isha me të dashurën time atë ditë. Unë nuk kam lidhje me atentatin.”-ka thënë Rraja.

Për këtë arsye, grupi hetimor mori në pyetje Kthellën, ku i është sekuestruar edhe telefoni. Ende nuk dëshmia e modeles në polici, por Redjan Rraja u la në burg nga gjykata, e cila caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërkohë që vepra penale . Akuza e vrasjes “kundër dy ose më shumë personave”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” do të kthehet në atë të vrasjes. Ndërkohë mbeten në fuqi akuzat për  “Vrasja e funksionarëve publikë”, e mbetur në tentativë, që lidhet me prokurorin Arjan Ndoja dhe  dhe “Armëmbajtja pa leje”.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz