Shpallje

Kreu i shtetit turp, presidenti Recep Tayyip Erdogan, ka kërcënuar hapur Evropën duke thënë se do të hapë portat për të bërë të lirë kalimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme në kontinentin e vjetër.

Gjatë një vizite të tij në Hungari, Erdogan tha se Turqia ka pritur afro 4 milionë emigrant, kryesisht nga Siria dhe nëse nuk do të ketë mbështetje nga shtetet europiane, ai do të hapë portat për kalimin e tyre të lirë.

 “Me ose pa mbështetje ne do të vazhdojmë të presim refugjatët sirianë, por deri në një pike. Nëse konstatojmë se kjo nuk funksionon, ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër përveç hapjes së portave drejt Europës.

Turqia ka pritur më shumë se katër milionë refugjatë, prej të cilëve 3,6 milionë sirianë të larguar nga konflikti që ka goditur vendin që prej vitit 2011. Është e mundur që një numër i madh prej tyre të emigrojnë në Europë”, nënvizoi Erdogan.