Shpallje

Bashkia e Tiranës, duket se e ka të pamundur që të rregullojë një rrugë nga fillimi deri në fund.

Majfton të dilni në rrugët e Kryeqytetit, sin ë rrugën e Kavajës, rrugën e Elbasanit etj, aty do të shikoni bllokime të rrugës orar pa orar, sepse punonjësit e Bashkisë po ‘qepin’ disa gropa.

Këto rrugë, prej vitesh vuajnë nga prishja e infrastrukturës dhe nuk mjafton vetën disa metra për tu riparuar.

Ajo që bie në sy, është se për pak metra rrugë, punimet zgjasin me muaj, duke bllokuar trafikun dhe duke sjellë shqetësime tek qytetarët.

Një tjetër rrugë e shkatërruar, është ajo ‘Teodor Keko’. Siç duket në foto, kjo rrugë ka mjaft problem, aq sa të carat janë kthyer në kanale. Drejtuesit e mjeteve ankohen se  këto gropa po shkatërrojnë automjetet e tyre.

Lind pyetja? Ku shkojnë taksat tona?

Qytetarët dhe bizneset e Tiranës, paguajnë të gjitha taksat, aq më tepër që janë taksat janë thuajse dyfishuar, por realiteti dhe shërbimet që ofron pushteti vendor, të lë për të dëshiruar.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz