Shpallje

Alvi Berisha, djali 11-vjeçar shqiptar, i ka shpëtuar ferrit të burgut të ISIS-it, pasi qëndroi si i marrë peng për më shumë se 5 vite.

Ka qënë policia italiane ajo që kreu operacionin final dhe arriti të çlironte nga terrorizmi të miturin shqiptar, i cili ka lindur në shtetit italian.

Në një konferencë të përbashkët me autoritetet italiane lidhur me nxjerrjen e vogëlushit Alvin Berisha nga kampi Al-Hol i Sirisë dhe bashkimin e tij me familjen në Itali, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj foli për një operacion të vështirë, i cili ka marrë vëmendjen e dy kryeministrave Rama dhe Conte.

Dihet se operacioni u krye nga forcat italiane, pasi Shqipëria e ka shumë të vështirë që të ndërhyjë në terrene të tilla, megjithatë Alvini i vogël po përdoret si trofe e qeverisë shqiptare.

Sot është një ditë e rëndësishme që fillon me kthimin e Alvin Berishës i cili ka arritur ti largohet ferrit ku ka jetuar dhe ka humbur një pjesë të fëmijërisë së tij. Falë angazhimit të gjithë aktorëve është kthyer pranë familjes së vet. Ka qenë operacion jashtëzakonisht i ndërlikuar ku janë përfshirë aspekte të rëndësishme.Operacioni ka marrë vëmendjen e dy kryeministrave, Conte dhe Rama.Ka pasur dhe një dimension të rëndësishëm diplomatik ku janë përfshirë të gjithë ambasadat tona’-tha Lleshaj.

Në fund Ministri i Brendshëm pati dhe një falenderim për të gjithë autoritetet dhe aktorët që u bënë pjesë e operacionit të shpëtimit.

Konferenca u zhvillua në seline e zjarrfikësve Vigili del fuoco në aeroportin Fiumicino në Romë, ku vetëm pak orë më parë mbërriti dhe 11-vjeçari shqiptar Alvin Berisha.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz