Shpallje

Që nga triumfi në “Këngën Magjike” me hitin “Plas” Flori Mumajesi mungoi për një kohë të gjatë në tregun muzikor

Ai u tërhoq nga rrjetet sociale dhe madje fansat e tij menduan se ky ishte një largim gradual edhe nga muzika.

Të rralla ishin herët kur Flori Mumajesi postonte në Instagram, mirëpo ditët e fundit këngëtari na surprizoi të gjithëve. Ai tregoi se do të rikthehej në muzikë dhe pak më parë është publikuar edhe kënga e tij.

Ajo mban titullin “Thjesht të du” dhe është një baladë e bukur dashurie.

“Kur të më pyesin si duket dashuria, unë do i përgjigjem me ty”, thotë këngëtari në një pjesë të këngës.

“Thjesht të du” duket se do të kthehet në kolonën zanore të shumë çifteve të dashuruar dhe në fakt kjo baladë është ajo që na duhej në këto ditë me shi.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz