Shpallje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Maqellarë të Dibrës, ku një sasi e madhe eksplozivi i është vendosur një banese.

Sipas informacioneve të para shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit Gazmir Kosiqi. Nuk dihet ende nëse ka persona të plagosur dhe policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Mësohet se para një viti Gazmir Kosiçit i kanë vrarë djalin Elsi Kosiqi.

32-vjeçari Elsi Kosiqi u ekzekutua në 20 mars të vitit të kaluar në derë të shtëpisë në Maqellarë të Dibrës ku u qëllua nga afër me tre plumba pistolete.

Viktima ishte me precedentë penale, ndërsa familja e tij ka edhe një hotel pranë llixhave të Dibrës.

32-vjeçari sapo ishte kthyer nga Maqedonia. Kosiqi, ndërkohë më herët kishte qëndruar në Itali dhe kishte ndërtuar një hotel pranë llixhave të Dibrës. Për vrasjen policia arrestoi 24-vjeçarin Mahmut Gega.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz