Shpallje

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës së Krimeve të Rënda, Daniela Shirka.

Trupa gjyqësore që kreu rivlerësimin për tre kriteret ndaj  Shirkas përbëhej nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Roland Ilia relator dhe Genta Tafa (Bungo) anëtare.

Në seancën dëgjimore të ditës së mërkurë, KPK identifikoi mungesë të burimeve të ligjshme për blerjen e një apartamenti dhe probleme me një vendim të saj në Gjykatën e Elbasanit të rrëzuar në Apel.

Daniela Shirka e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 2003 gjatë kohës që ishte në Shkollën e Magjistraturës. Ajo është emëruar si gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit në vitin 2004 ku ka shërbyer deri në vitin 2015 kur u dekretua pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.