Shpallje

Si pasojë e shpërthimit të tritolit në Maqellarë të Dibrës, një i ri ka mbetur i plagosur.

Mësohet se Ismail Kosiqi, 27 vjeç është dërguar në spitalin e Dibrës, pasi është plagosur nga shpërthimi i fuqishëm.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, ku në murin e shtëpisë së Gazmir Kosiqit ishte vendosur një sasi eksplozivi. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Më 20 mars të vitit të kaluar Gazmir Kosiqit i kanë vrarë djalin Elsi Kosiqi, 32 vjeç, babai i tre fëmijëve.

Viktima ishte me precedentë penale, ndërsa familja e tij ka edhe një hotel pranë llixhave të Dibrës. 32-vjeçari sapo ishte kthyer nga Maqedonia. Kosiqi, ndërkohë më herët kishte qëndruar në Itali dhe kishte ndërtuar një hotel pranë llixhave të Dibrës. Për vrasjen policia arrestoi 24-vjeçarin Mahmut Gega.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz