Shpallje

Marrëdhënia mes Granit Xhakës dhe Arsenalit sa vjen dhe përkeqësohet.

 Pas reagimit të 27-vjeçarit nga Kosova ndaj një grupi tifozësh në çastin kur u zëvendësua gjatë takimit ndaj Crystal Palace, trajneri Emery e përjashtoi për 3 ndeshje si dhe i hoqi përfundimisht shiritin e kapitenit, të cilin e kishte marrë në gusht.

Por tani mediat kanë nisur të raportojnë për një largim të mundshëm të Xhakës nga skuadra londineze.

Skuadra e parë që është futur në garë për të është për Neëcastle.

Edhe vetë lojtari është i shqetësuar jo vetëm për momentin e keq, por mbi të gjitha për Europianin e vitit 2020, sepse nëse Emery vendos ta ulë në stol, atëherë do t’i rrezikohej vendi në formacionin e përfaqësueses së Zvicrës.

Ndërkohë tek Neëcastle, Steve Bruce është i gatshëm t’i dhurojë pa asnjë kusht çelësat e mesfushës.

Për Granit Xhaka kanë shfaqur interes edhe disa klube gjermane, që pëlqehen edhe nga vetë 27-vjeçari. Granit Xhaka mbërriti tek Arsenali në vitin 2016 nga Borussia e Monchengladbachut për 45 milionë euro, deri më tani ka zhvilluar 144 takime me “topçinjtë”, duke shënuar 11 gola, ndërsa në vitin 2017 u shpall lojtari më i mirë i vitit tek Arsenali.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz