Shpallje

Heroi i vogël, Alvin Berisha, i cili i shpëtoi torturave të terrorizmit, sapo ka mbërritur në shtëpinë e tij në Itali, ka kërkuar që të takohet me gjyshin.

Në foto, shihet edhe momenti prekës, ku Alvin takohet me gjyshin e tij, të cilin e kishte kërkuar që në kohën kur ishte në kampin sirian.

Takimi me gjyshin ishte shumë i përmallueshëm dhe Alvin nuk i ndahet së përqafuari, pasi nuk e kishte parë prej 5 vitesh, që kur ishte rrëmbyer nga e ëma për t’iu bashkuar luftëtarëve të ISIS.

Alvini u rikthye ditën e djeshme në shtëpi, duke u dhënë fund kështu një kalvari vuajtjesh që prej 5 vitesh.