Shpallje

Drejtësia shqiptare pritet që të rihapë hetimet në lidhje me rrëzimin e avionit të drogës në Ishëm të Durrësit, në vitin 2016, i cili drejtohej nga italiani Guido Guidi.

Edhe pse u dënua nga gjykata, Guidi, arriti të lirohej përmes një garancie pasurore prej 10 mijë eurosh. Ka qënë Prokuroria shqiptare ajo që ka këkruar në Itali dosjen lidhur me ngjarjen.

Kjo dosje tashmë ka mbërritur në Shqipëri ku janë emrat dhe provat, që faktojnë trafikun e drogës. Bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal, që ka organizuar trafikun e drogës Shqipëri-Itali.

Një pjesë e këtyre personave, emrat e të cilëve janë tashmë në duart e prokurorëve shqiptarë, rezultojnë të jenë nga Fushë Kruja dhe të arrestuar më parë në vendin fqinj për trafik droge.

Nga ana tjetër, pas letërporosisë, prokuroria shqiptare pritet të thërrasë në ditët në vijim edhe italianin Giudo Giudi, për ta marrë në pyetje lidhur me rrëzimin e avionit në Ishëm.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz