Shpallje

Partia Socialiste, duket e vendosur për të vijuar ‘luftën e ftohtë’ që kanë hapur me Presidentin e vendit Ilir Meta, sa i takon plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Edhe pse Meta, përmes një letre drejtuar qeverisë dhe Kuvendit, pezulloi procesit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, PS-ja duket e vendosur t’i votojë ato ditën e hënë në Kuvend.

Ka qënë Taulant Balla, ai që në fjalën e tij në aktivitetin ku po prezantohen kandidatët që garojnë për zgjedhjet e 16 nëntorit në PS, tha se do mundësojnë që brenda pranverës kjo gjykatë të jetë funksionale.

“Është e vërtetë që në mes të tetorit të kaluar KE nuk arriti të merrte vendimin për clejen e negociatave, por nuk duhet të jemi pesimist. Qeveria jonë e drejtuar nga Rama i ka përmbushur të gjithë detyrimet që ka për fillimin e bisedimeve.

Ne përmbyllim ditën e hënë fazën e parë të plotësimit të vakancave në gjykatën kushtetuese, Kuvendi do të zgjedhë dy anëtarët e Kushtetueses të hënën. Për të mundësuar që deri në fund të janarit Kuvendi të ketë zgjedhur edhe anëtarin e tretë të gjykatës Kushtetuese që i takon Kuvendit të Shqipërisë. Ky është hap i rëndësishëm për të mundësuar që brenda pranverës ajo të jetë funksionale.

Do përmbyllim brenda krishtilindjeve edhe reformën zgjedhore me rekomandimet e OSBE ODIHR, Do t’i kalojmë në kuvend për të qenë gati implementi i tyre për zgjedhjet e 2021.

Dyhet të ndryshojmë rregullat për financimin e partive politike. Drejtësia sapo vërtetoi që një parti politike ka falisifikuar deklarimet sa i përket financimit e ky është një akt i rëndë që tregon se rregulluat duhen forcuar që të mos lejojmë asnjë financim të huaj.” tha Balla.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz