Shpallje

Ditën e sotme ish-deputeti Klevis Balliu është shprehu përmes një interviste për Gazeta Ora lidhur me situatën e ndërlikuar në Unazën e Re. Mes të tjerash ai thotë se zgjidhja vjen vetëm përmes dialogut, dhe fton institucionet shtetërore të hapin diskutimet me banorët e Unazës së Re. Ish- deputeti Klevis Balliu ka qenë një nga personat që ka mbështetur protestën e banorëve të Unazës, madje edhe është shoqëruar nga Policia për këtë arsye. 

1. Zoti Balliu, ju jeni një nga personat që keni mbështetur që në fillim protestat e banorëve të Astirit kundër projektit së Unazës së Re. A ekziston mundësia e një dialogu mes qeverisë dhe protestuesve?

Absolutisht që mundësia për dialog është. 

Banorët e Unazës së Re kanë më shumë se një vit që kërkojnë dhe bëjnë thirrje për dialog. 

Partia Demokratike gjithashtu në vazhdimësi i ka bërë thirrje qeverisë që të ulet të negociojë përmes dialogut me banorët që preken nga ndërtimi i Unazës së Re. 

Dialogu është normë dhe detyrim i sanksionuar edhe nga organizatat ndërkombëtare. Madje edhe sot Organizata e Kombeve të Bashkuara ka specifikuar që në këto raste dialogu është hapi i parë.

Por kjo qeveri ka treguar përgjatë gjithë këtij viti se refuzon të ulet dhe të dialogojë me qytetarët. 

Por përse qeveria ka zgjedhur këtë rrugë dhe nuk dialogon me banorët, edhe pse këtë ja kërkon edhe Organizata e Kombeve të të Bashkuara, kjo është shumë e habitshme. Është PNUD ajo që specifikoj shumë qartë se dëbimi me dhunë është shkelje e të drejtave të njeriut.

2. Në fakt qeveria ka akorduar fondin për disa banesa. A është ky sinjal për nisjen e prishjeve?

Fakti që kjo qeveria ka ngarkuar një fond, i cili nuk ka kaluar në llogaritë e qytetarëve, gjasat janë që sdo të kalojnë kurrë. Pasi në të vërtetë kjo qeveri nuk ka para, dhe kjo faktohet edhe duke parë që banorët që u preken nga ndërtimi i lotit të parë i Bulevardit të ri, ende nuk kanë marrë paratë. 

Por gjithsesi le të themi se kanë kaluar paratë. Kjo në fakt vërteton diçka tjetër. Kjo qeveri ka zgjedhur që të dialogojë në mënyrë selektive me banorët që preken nga ndërtimi i Unazës së Re, pasi me pjesën më të madhe nuk ka vendosur asnjë kontakt qartazi sepse ka interesa oskure dhe korruptive. 

Projekti i Unazës është një projekt korruptiv dhe si i tillë ka një hetim për tenderimin fiktiv, ndaj dhe nuk mundet që pa u mbyllur hetimet të nisë dhe të zbatohet ky projekt. 

Po ashtu dhe ritenderimi është me probleme thelbësore korruptive, pasi kompanitë që mbikqyrin punimet kanë ofruar 40% më pak nga sa është fondi limit dhe kjo bëj secilin prej nesh të dyshojë. 

3. Prej pak ditësh, në këtë zonë ka zbarkuar IKMT-ja. A është presion ndaj qytetarëve?

Patjetër që një ndërhyrje e tillë është një provokim për dhunë dhe përplasje. Është e pakuptueshme se si një qeveri kërkon dhunën dhe përplasjen e punonjësve të shtetit me qytetarët.  

4. Opozita jashtëparlamentare ka akuzuar qeverinë se në këtë lot rrugor po kryhen një vjedhje e madhe, cili është hapi juaj i rradhës?

Është normale kur shteti nuk respekton të drejtat e njeriut, konventat ndërkombëtare, ligjet e vendit, që qytetarët të bëjnë rezistencë ndaj korrupsionit me pronat e tyre. Rezistencë ndaj vjedhjes së parasë publike me projekte korruptive që kanë për qëllim ndërtimin e kullave të oligarkëve. Në këto kushte dhuna provokohet direkt nga vendimet e kësaj shumice banditësh që kanë kapur pushtetin. 

Kjo që po ndodh është çnjerzore. 

Unë i bëj thirrje institucioneve të shtetit të ulen në dialog me qytetarët dhe mos të provokojnë dhunë. Dialog, siç edhe e kërkon Oganizata e Kombeve të Bashkuara.