Shpallje

Përgjaken sërish rrugët e vendit. Një tjetër aksident fatal ka ndodhur sot në rrugën nacionale Lezhë-Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një motor dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, 61 vjeç nga Torrovica e Lezhës.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkaur në vendngjarje dhe po hetojnë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”, mjeti me drejtues shtetasin M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Z.S., 61 vjeç,banues në Torovicë, Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit M.Sh.,është shoqeruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz