Shpallje

Një mijë e një probleme ka transporti public në Tiranë. Përpos vonesave me oraret, trafikun e madh dhe kushtet miserable që ofrojnë linjat e urbanëve, qytetarët duhet të përballen edhe me një problem tjetër.

Shoferë të papërgjegjshëm që ndalojnë ku të duan dhe hapin portat e urbanëve.

Sipas Kodit Rrugor, kjo është një shkelje e rëndë, pasi rrezikon jetën e qytetarëve.

Ndalimi i urbanëve dhe hapja e dyerve duhet të bëhet vetëm në stacionet e vendosura nga Bashkia e Tiranës.

Edhe pse Policia ndërmorri një aksion ku penalizoi urbanët që shkelin këtë rregull, duket se shoferët nuk janë sensibiliuzuar ende.

Kujtojmë gjithashtu, se kjo problematikë ka qënë shpesh herë arsye për aksidente të shumta, ku udhëtarët që kanë zbritur janë përplasur nga makina apo motorë që kalojnë në rrugë.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz