Shpallje

Tetë persona në gjendje të dehur, kanë rrahur në mënyrë brutale, pronarin e lokalit në të cilin po konsumonin pije alkoolike.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në në fshatin Dunice të qytetit të Pogradecit. Sipas policisë, pronari i lokalit, Erjon Çollaku është dhunuar rëndë fizikisht me mjete të forta përpara lokalit të tij duke mbetur pa ndjenja.

40-vjeçari është transportuar në spital nga ku ka marrë mjekimin e nevojshëm. Bëhet e ditur nga burime spitalore se Çollaku ka marrë dëmtime në gjithë trupin por jashtë rrezikut për jetën.

40-vjeçari pasi ka denoncuar rastin në policinë lokale, ka deklaruar se nuk i njihte dhunuesit, duke mohuar të ketë pasur konflikte.