Shpallje

Një trup i vdekur është gjetur sot nga një peshkarexhë në Durrës. Sipas të dhënave të policisë,  bëjnë me dije se trupi i pa jetë është gjetur rreth 6 milje larg bregut të plazhit të Durrësit.

Kufoma është gjetur nga peshkarexha ‘Primo’ teksa kthehej nga gjuetia e peshkut.

Pasi kanë pikasur kufomën personat që ishin në peshkarexhë e kanë marrë dhe e kanë nxjerrë në breg.

Ndërkohë që pritet të bëhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar identitetin dhe shkaqet e vdekjes. Dyshohet se trupi i përket një femre.