Shpallje

Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Ohrit ku pritettë marrë pjesë në  samitin e dytë të minishengenit ballkanik.

Sipas agjendës, në orën 17:30 kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev do të presë në Ohër kryeministrin Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Ndërkohë presidenti maqedonas Stevo Pendarovski ka rezervuar një darkë me Zaev, Ramën dhe Vuçiç.

Mediat maqedonase shkruajnë se agjenda parasheh në Ohër të mbahet mbledhja e punës në të cilën përveç tre liderëve do të marrin pjesë edhe kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnja e Hercegovinës, Denis Zvizdiq dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekuliq.

Pas takimit do të vijojë sesion plenar i liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve, midis të cilave, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Këshilli Rajonal për bashkëpunim, Komisioni Evropian, Banka Botërore dhe Banka Investuese Evropiane. Pas mbledhjeve të punës është paralajmëruar edhe konferencë shtypi e liderëve të Ballkanit Perëndimor.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz