E premte, 10 Korrik, 2020

Tabaku vlerëson Metën: Ligji, në kurriz të shqiptarëve

Duhet të lexoni

SKANDAL/ Infektohet me Covid punonjësja e kopshtit dhe e mbajnë të fshehtë, fëmijët të rrezikuar

Ditën e djeshme emisioni investigativ “BOOM” publikoi një skandal në kopshtin publik  ‘Katër Stinët’  ku një punonjëse  ka rezultuar me Covid-19 dhe pavarësisht...

Durrës/ 56-vjeçari kapet në flagrancë duke kryer veprime të turpshme ndaj dy vajzave 9 dhe 13 vjeç

Është arrestuar një 56-vjeçar nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj dy të...

Ç’po ndodh në Infektiv? Mjeku i bën thirrje kolegëve: “Keni harruar betimin e Hipokratit!”

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka përcjellë mëngjesin e sotëm një mesazh për kolegët e tij mjekë. Ai thotë...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Menjëherë pasi Presidenti Ilir Meta, ktheu në Kuvend ligjin e Korporatës së Investimeve, ka reaguar edhe Partia Demokratike.

Ish-deputetja, Jorida Tabaku, ka vlerësuar pozitivisht vendimin e Presidentit Ilir Meta për të kthyer në Kuvend për rishqyrtim ligjin e Korporatës së Investimeve.

Përmes një postimi në ‘Facebook’,Tabaku jep arsyet kryesore, pse sipas saj, “Korporata e Investimeve është një projekt kriminal në kurriz të shqiptarëve. Së pari, kanalizon çdo pronë publike dhe private në duart e kryeministrit”.

Postimi i plotë:

Gjatë vitit të fundit Partia Demokratike ka zhvilluar një betejë me fakte, të dhëna dhe argumenta se pse Korporata e Investimeve është një projekt antikushtetues dhe grabitqar.

Në betejën tonë nuk kemi qenë vetem. Institucionet ndërkombëtare duke nisur nga BB, FMN dhe BE kanë reaguar duke kërkuar që ky ligj të mos miratohet sepse është në dëm të interesit publik dhe mbledh fuqi në duar të një individi. Sot dhe Presidenti i Republikës reagoi duke mos e dekretuar ligjin.

Duke përshëndetur aktin e tij, gjej rastin të paraqes arsyet kryesore përse Korporata e Investimeve është një projekt kriminal në kurriz të shqiptarëve. Së pari, kanalizon çdo pronë publike dhe private në duart e kryeministrit (Arkitektit real të këtij projektligji).

Së dyti, me pushtetin ndaj çdo prone publike dhe/ose private në vend, kryeministri do të shpërndajë pronat tek oligarkët. Në këtë mënyrë do marrë tagrin që në vazhdim të koncesionojë edhe shpatet e maleve.

Akti i presidentit ndonëse i dobishëm është shpresë pak pasi mazhoranca e drejtuar nga PROSSH (Partia e Rilindur e Oligarkëve Socialistë të Shqipërisë) duke përfituar nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese do ta rrezoje perseri kete ligj siç ka bërë me shumë të tjerë të kthyer nga presidenti. KISH është akti parafundit dhe pas tij do të vijë ligji i shpronësimeve që do zhvlerësojë pronën private.

Koha për sugjerime, amendime e këshilla ka kaluar. Kur çdo ligj që votohet është në dëm të interesit publik, kur nuk miratohet një ligj i vetëm që t’i japë prioritet të pamundurit, pronarit, studentit e fermerit. Përherë ligjet e kësaj mazhorance janë anti-treg dhe në favor të një grupi të vogël atëherë kjo nuk quhet më qeveri e njerezve dhe për njerezit!

Koha e kësaj qeverie ka mbaruar dhe në arrogancën e vendimeve të atyre që po largohen po bejnë dëm buxhetit ta shtetit dhe pronave të shqiptarëve. Kushdo që abuzon do paguajë. Kushdo që perfiton nga burimet shteterore do paguajë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

SKANDAL/ Infektohet me Covid punonjësja e kopshtit dhe e mbajnë të fshehtë, fëmijët të rrezikuar

Ditën e djeshme emisioni investigativ “BOOM” publikoi një skandal në kopshtin publik  ‘Katër Stinët’  ku një punonjëse  ka rezultuar me Covid-19 dhe pavarësisht...

Durrës/ 56-vjeçari kapet në flagrancë duke kryer veprime të turpshme ndaj dy vajzave 9 dhe 13 vjeç

Është arrestuar një 56-vjeçar nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj dy të miturave, 9 dhe 13 vjeç. Sipas...

Ç’po ndodh në Infektiv? Mjeku i bën thirrje kolegëve: “Keni harruar betimin e Hipokratit!”

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka përcjellë mëngjesin e sotëm një mesazh për kolegët e tij mjekë. Ai thotë se ata kanë harruar “Betimin...

Petro Koçi: Kombinati së shpejti një pol modern i kryeqytetit

Marjon Gorica/ Gazeta Ora Kryetari i sapo zgjedhur i PS për njësinë nr.6, Petro Koçi, e ka komentuar projektin e planit të rindërtimit për kombinatin...

56 deputetë LVV, 44 së bashku partitë tjera

Në sondazhin e fundit të UBO Consulting del se nëse do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme nacionale në muajin Qershor 2020, Lëvizja Vetëvendosje do...

Më shumë artikuj të ngjajshëm