Shpallje

“Air Albania Stadium”, do të jetë emri që do të mbajë stadiumi më i madh i ndërtuar në vendin tonë.

Kompania ajrore shqiptare është përzgjedhur si fituesja e tenderit për të blerë emrin e stadiumit kombëtar për 5 vitet e ardhshme për një shifër prej 650.000 eurosh në vit.

Kjo ishte oferta më e madhe financiare që i është ofruar shoqatës “Qendra Sportive Kuqezi”, e cila administron stadiumin e ri kombëtar.

Ky është një emër komercial sigurisht, edhe pse nuk është i pari emër komercial që mbajnë stadimet anëmbanë Europës.

Në Bundesligë 80% e stadiumeve kanë emra komercialë, ndërsa në Premier League janë 30% e impianteve me emra të tillë, 10% në Serie A dhe Ligue 1 dhe 5% në La Liga-n e Spanjës.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz