Shpallje

Një tjetër skandal në lidhje me sigurinë ushqimore ka mbërthyer Shqipërinë.

Vendi ynë, është ndër vendet e para që importojnë produkte ushqimore nga Turqia. Marketet në Shqipëri janë të tejmbushura me çokollata dhe ëmbëlsira nga Turqia, ushqime që preferohen nga fëmijët, për shkak edhe të çmimit të ulët që ofrojnë.

Por një video e publikuar nga një aktiviste italiane ka shokuar opinionin italian dhe jo vetëm.

Çokollatat Lupo, të cilat shiten masivisht në Shqipëri, kanë në brendësi të tyre pilula,që mund të shkaktojnë deri në paralizë.

Ky  alarm ka ngritur në këmbë institucionet që merren me sigurinë ushqimore në Itali, ndërkohë që AKU në Shqipëri ‘fle gjumë’.

Të mendosh që këto produkte turke janë me pilula në Itali, imagjinoni se çfarë bëhet në Shqipëri ku kontrolli është inekzistent.

Deri tani në Shqipëri nuk janë faktur nëse çokollatat ‘Lupo’ janë me pilula apo jo, por duke parë skandalet e njëpasnjëshme me sigurinë ushqimore, Shqipëri është vend i riskuar për të tilla ngjarje.

‘Janë kek të prodhuara në Turqi, të mbushura me pilula në brendësi, që mund të shkaktojnë paralizë. Janë importuar në Izrael dhe në Itali. Mos i blini, mos i hani. Turqi po luan me zjarrin’- shkruan Valeria Gianluca Pirro Calzetta.

Shikoni videon më poshtë:

Sono merendine fatte in Turchia, con dentro le pasticche che avete visto, che causano la paralisi. Sono state spedite sia in Israele che in Italia. Non compratele ne mangiatele. La Turchia sta giocando con il fuoco…..

Publiée par Valeria Gianluca Pirro Calzetta sur Lundi 4 novembre 2019
SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz