E premte, 10 Korrik, 2020

Zëri i Amerikës: Lulzim Basha akuzohet për falsifikim dokumentesh

Duhet të lexoni

Durrës/ 56-vjeçari kapet në flagrancë duke kryer veprime të turpshme ndaj dy vajzave 9 dhe 13 vjeç

Është arrestuar një 56-vjeçar nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj dy të...

Ç’po ndodh në Infektiv? Mjeku i bën thirrje kolegëve: “Keni harruar betimin e Hipokratit!”

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka përcjellë mëngjesin e sotëm një mesazh për kolegët e tij mjekë. Ai thotë...

Petro Koçi: Kombinati së shpejti një pol modern i kryeqytetit

Marjon Gorica/ Gazeta Ora Kryetari i sapo zgjedhur i PS për njësinë nr.6, Petro Koçi, e ka komentuar projektin e...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Në Tiranë, dy prokurorë të prokurorisë së kryeqytetit kërkuan sot dërgimin në gjyq për “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve” kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe zotin Ilir Dervishi.

Në të njëjtën kohë prokurorët Ervin Karanxha dhe Gjergj Tako paraqitën një kërkesë për pushimin e akuzës për pastrim të produkteve ose veprimtarisë kriminale.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u thirr nga prokuroria 6 muaj më parë në cilësinë e të pandehurit për t’u njohur me akuzën lidhur me hetimin e nisur për pagesat e bëra për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti Basha ka bërë përgjegjës kryeministrin Rama që, sipas tij “me metoda putiniane, ka vendosur të hapë hetime kundër tij, me akuza qesharake, të sajuara keq nga prokuroria e tij politike”.

Çështja e pagesave për lobim të kryera nga ana e PD-së u hap në nëntorin e vitit 2017, kur firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ plotësoi me informacione shtesë deklarimet e saj të detyruara me ligj për Departamentin e Drejtësisë.

Sipas deklarimeve të kompanisë ‘Muzin’ ajo ka marrë tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017. Nga këto deklarime të firmës Muzin, vetëm ajo prej 25 mijë dollarësh, është pranuar nga zoti Basha, të jetë paguar nga partia e tij. Partia Demokratike nuk ka pranuar asnjëherë lidhjet me firmën ‘Biniatta Trade LP”. /Voa/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Durrës/ 56-vjeçari kapet në flagrancë duke kryer veprime të turpshme ndaj dy vajzave 9 dhe 13 vjeç

Është arrestuar një 56-vjeçar nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj dy të...

Ç’po ndodh në Infektiv? Mjeku i bën thirrje kolegëve: “Keni harruar betimin e Hipokratit!”

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka përcjellë mëngjesin e sotëm një mesazh për kolegët e tij mjekë. Ai thotë se ata kanë harruar “Betimin...

Petro Koçi: Kombinati së shpejti një pol modern i kryeqytetit

Marjon Gorica/ Gazeta Ora Kryetari i sapo zgjedhur i PS për njësinë nr.6, Petro Koçi, e ka komentuar projektin e planit të rindërtimit për kombinatin...

56 deputetë LVV, 44 së bashku partitë tjera

Në sondazhin e fundit të UBO Consulting del se nëse do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme nacionale në muajin Qershor 2020, Lëvizja Vetëvendosje do...

Entela Binjaku: “Darlin dhe shoqet”, vajzat fierake shkëlqejnë në garën skenike

Nga Entela Binjaku Në një shfaqje plot ngjyra dhe gjallëri, në qiellin e hapur të Amfiteatrit të Parkut të “Liqenit Artificial” të Tiranës është mbajtur...

Më shumë artikuj të ngjajshëm