Shpallje

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka deklaruar mbrëmjen e kësaj të hëne se për Gjykatën Kushtetuese nuk u përdor kriteri i shkollës së magjistraturës. Ndërsa theksoi se erdhën anëtarë që nuk e plotësonin këtë kriter.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “360 Gradë”, Ballanca u shpreh se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk janë me shkollën e magjistraturës, duke e konsideruar në kundërshtim me ligjin.

“Qëndrimi që ne kemi është që për Gjykatën e Lartë nuk u përdor kriteri i shkollës së magjistraturës dhe erdhën anëtarë që nuk e kishin këtë kriter. Është në kundërshtim me ligjin.

Do kisha qenë dakord si institucion i pavarur nëse i njëjti kriter do përdorej për të tëra prurjet. Marku ka dërguar dy lista presidentit dhe kreut të Kuvendit. Ajo ka thënë që duke qenë se ka interpretime të ndryshme në zbatim e kritereve ligjore unë po ju dërgoj dy lista. Një listë me anëtarët që plotësojnë çdo kriter përveç atij të magjistraturës dhe një ligj me ata persona që plotësojnë të gjitha kriteret dhe atë të magjistraturës. Në këtë listë ajo ishte vetëm vetë”, deklaroi Ballanca.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz