Maturia në ushqyerje është një faktor i rëndësishëm për shëndetin e mirë.

Nëna Natyrë na ka dhuruar një sërë burimesh të shëndetshme ushqimore, e megjithatë edhe ato e kanë një kleçkë.

Sado i mirë e i shëndetshëm të jetë një ushqim, nëse njeriu e tepron, ai bëhet i dëmshëm.

Ja cilat janë ushqimet e mira me të cilat nuk duhet ta teproni për të mirën e shëndetit tuaj.

Avokado

Avokado është një burim i shkëlqyer i yndyrnave të shëndetshme mono-të-pangopura.

Këto yndyrna përmirësojnë shëndetin e lëkurës por edhe ndihmojnë në uljen e kolesterolit.

Nga ana tjetër, konsumi i tepërt i yndyrnave të tilla nuk është një ide e mirë, për vetë faktin se në avokado ofron shumë kalori, plot 250 për copë.

Arrat

Arrat janë një burim i shkëlqyer i yndyrnave të shëndetshme dhe i bëjnë mirë zemrës.

Megjithatë, arrat kanë 80 përqind yndyrë plus shumë kalori.

Ngrënia e sasive jo të tepruara të arrave është plotësisht e rekomanduar, por nëse hani me grushta nuk do ju bëjnë mirë. Ato nxisin dhimbje koke dhe plogështi.

Peshku Ton i Konservuar

Ky peshk përmban shumë proteina dhe acide yndyrore omega-3 që janë shumë të rëndësishme për shëndetin.

Megjithatë, nëse ju e teproni me peshkun ton atëherë do të keni në organizëm sasi të mëdha mërkuri që është i rrezikshëm për shëndetin.

Djathi

Djathi, bashkë me produkte të tjera të bulmetit, është një burim i mirë i kalçiumit dhe proteinës.

Këto të dyja janë të domosdoshme për kockat dhe zemrën.

Por nëse ju e teproni me djathin, sidomos atë të picës që shkrihet e është plot yndyrë, mos prisni të keni përfitime prej tij.

Zgjidhni gjithmonë djathëra që kanë pak kripë dhe yndyrë.

Mishi i Kuq Dhe I Pulës

Mishi në përgjithësi është një burim i shijshëm proteine që na ndihmon për rritjen e kockave dhe muskujve. Por mishi i kuq ka shumë yndyrë dhe mund të nxisë sëmundjet kardiovaskulare.

Mishi i kuq duhet ngrënë jo më shumë se dy herë në javë.

Mish i pulës është i shëndetshëm, por vetëm nëse e merrni nga një fermer i besuar.

Prodhimet industriale të mishit të pulës janë të mbushura me antibiotikë që janë të dëmshëm për njeriun.

Patatet

Patatet, përfshirë këtu ato të ëmblat, janë padyshim të shijshme dhe me vlera.

Ama, nga ana tjetër ato kanë shumë kalori dhe karbohidrate që nëse e teproni bëhen të dëmshme për shëndetin.

E njëjta gjë vlen edhe për karrotat dhe panxharin të cilat përveç se kanë shumë karbohidrate kanë edhe sheqerna që ndikojnë tek niveli i sheqerit në gjak./AgroWeb

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz