Edhe pse kjo javë nisi me shkëlqimin e diellit reshjet intensive do të rikthehen shumë shpejt.

Ditën e nesërme, jo vetëm që do të kthehet shiu, por mund të shkaktojë përmbytje në disa qarqe të vendit.

Sipas Meteoalb, juglindja e vendit, kryesisht Korça, Berati, Vlora dhe Gjirokastra mund të përballen me përmbytje të vogla nga fundi i ditës.

Ndërsa lumenjtë jugorë Semani dhe Vjosa mund të kenë rritje të prurjeve përgjatë ditës së mërkurë por nuk parashikohen dalje nga shtrati.

Sa i përket temperaturave minimale dhe maksimale, ato do jenë:

në bregdet: 15 / 20 °C

në vendet e ulëta: 14 / 21 °C

në vendet malore: 8 / 14 °C

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz