IKMT: Sot ‘rrafshojmë’ të gjithë Astirin

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka dhënë informacion për objektet, të cilat janë prishur deri tani në zonën e “Astirit”.

 Me një shënim më “Facebook”, IKMT-ja se aktualisht janë prishur 24 banesa, ndërsa nëntë të tjera priten të prishen po gjatë ditës së sotme. Duket se brenda ditës së sotme, IKMT nuk do të tërhiqet pa përfunduar me shembjen e të gjitha objekteve në Astir.

Njoftimi i IKMT-së:

IKMT: Të 33 objektet do të prishen sot. Prej mëngjesit te sotëm IKMT ka nisur prishjen e 33 objekteve ne zonën e “Astir”.

Deri në këto momente janë prishur 24 objekte, prej të cilave 8 objekte 2 katëshe, 4 tre katëshe dhe 12 nje katëshe.

Objektet e tjera janë ne proces dhe do te prishen të gjitha brënda ditës së sotme.