MILAN, ITALY - MAY 19: Fernandez Suso of AC Milan celebrates his goal with his team-mate Krzysztof Piatek during the Serie A match between AC Milan and Frosinone Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on May 19, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
Shpallje

Milani po vuan shumë të gjejë rezultatet pozitive dhe problemet më të mëdhaja shfaqen në sulm.

Kjo gjë u duk qartë edhe mbrëmjen e të dielës në ndeshjen ndaj Juventusit, në Torino. Sulmuesi kryesor i kuqezinjve, Krzsystozof Piatek është në krizë dhe gabon edhe rastet më flagrante ndërsa portugezi Leao nuk po ambjentohet dot në Serie a. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit po punojnë për të sjellë në janar një futbollist me shumë eksperiencë në repartin e avancuar.

 Emri i parë që josh drejtuesit kuqezinj, është ai i suedezit Zlatan Ibrahimovic.

Ky i fundit është një lojtar i lirë dhe ka dëshirë të rikthehet si protagonist në Europë, por përveç kuqezinjve, kërkohet edhe nga skuadra të tjera italiane e spanjolle, ndaj te Milani duhet ta bindin me pagën që do t’i ofrojnë.

Një tjetër emër që pëlqehet në Milanello, është edhe ai i kroatit të Juventusit, Mario Mandzukic, që nuk bën pjesë në planet e Sarrit dhe është gati të largohet nga Torino në momentin e parë që do të hapet merkatoja. Megjithatë për kroatin, duhet mposhtur konkurrenca e Manchester United, që kërkon prej kohësh sulmuesin dhe ka avancuar në bisedimet për transferimin e tij. Përveç kësaj, duhet paguar edhe një shifër modeste prej 5 milionë eurosh në arkat e Juventusit.

Emri i fundit është ai i belgut të Napolit, Dries Mertens, që ka refuzuar rinovimin e kontratës me “të kaltrit” dhe De Laurentiis synon ta shesë në janar, për të mos e humbur me parametra zero në verën e ardhshme.

Megjithatë edhe këtu nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi belgu synon një klub ku të mund të luajë në nivele të larta dhe të tentojë fitimin e trofeve, duke qenë se vitin e ardhshëm do të jetë 33-vjeç dhe karriera po vjen drejt fundit.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz