Reshje shiu parashikohen sot në vend, kryesisht prej mesditës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, reshje intensive priten në Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në këto qarqe. Ndërsa në Shkodër, Kukës, Durrës, Tiranë dhe Fier priten reshje mesatare.

Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve në jug dhe në lindje të territorit, ka mundësi për përmbytje të vogla lokale në fund të ditës së martë, si dhe në pjesën e parë të së mërkurës. Po përgjatë ditës së mërkurë, lumenjtë jugorë Semani dhe Vjosa do të kenë tendencë për rritje të prurjeve, por nuk parashikohet dalje nga shtrati.

Temperaturat

Të martën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 20 °C

në vendet e ulëta: 14 / 21 °C

në vendet malore: 8 / 14 °C

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz