E enjte, 13 Gusht, 2020

Kosvarët mund të humbasin 300 milionë euro kursime në bankat e Serbisë

Duhet të lexoni

Kosova drejt karantinës/ Qeveria merr vendimin: Askush nuk kalon kufirin pa testin e Covid

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për parandalimin e Covid-19. Nga data 30 korrik të gjithë personat...

56 deputetë LVV, 44 së bashku partitë tjera

Në sondazhin e fundit të UBO Consulting del se nëse do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme nacionale në muajin...

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Kosovarët mund të humbasin rreth 300 milionë euro kursime në bankat e Serbisë. Kjo mund të jetë pasojë e refuzimit të shtetit serb për bashkëpunim si dhe neglizhencës së institucioneve të Kosovës.

Sipas Gjykatës së Strasburgut, shteti i Serbisë duhet t’ua kthejë qytetarëve të Kosovës rreth 300 milionë euro. Por shteti i Serbisë dhe Banka Qendrore serbe po refuzojnë që të bashkëpunojnë. Të paktën kështu thonë në Bankën Qendrore të Kosovës.

Zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti në një përgjigje me shkrim për lajmi.net thotë se Guvernatori Mehmeti ka adresuar një shkresë zyrtare tek Guvernatorja e Bankës së Serbisë, me ç’rast janë kërkuar informata të hollësishme rreth kësaj çështjeje, mirëpo siç kanë thënë ata, ende nuk kanë pranuar ndonjë përgjigje.

“Ju njoftoj se pas kërkesës nga Avokati i Popullit, me datë 17 shtator 2019, Guvernatori Mehmeti ka adresuar një shkresë zyrtare tek Guvernatorja e Bankës së Serbisë, me ç’rast janë kërkuar informata të hollësishme rreth kësaj çështjeje, mirëpo ende nuk kemi pranuar ndonjë përgjigje. Nga ajo që mund të shihet, mund të themi se Banka e Serbisë dhe shteti serb po refuzon të bashkëpunoj në një çështje që ka të bëjë me ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ne në vazhdimësi e kemi ngritur këtë çështje në takime të ndryshme që kemi pasur me partnerët tanë ndërkombëtar dhe do të vazhdojmë të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar zbatimin e të drejtave të qytetarëve tanë”.

Për këtë çështje, më 25 korrik të këtij viti, Avokati i Popullit u ishe drejtuar institucioneve të Kosovës, me propozimin për themelimin e një zyre ku qytetarët do të mund t’i dorëzonin dëshmitë që kanë në lidhje me kursimet e tyre.

Mirëpo, kjo zyre nuk është hapur ende, dhe nuk pritet të ketë diçka të re në këtë drejtim të paktën deri në krijimin e Qeverisë së re.

Për këtë çështje lajmi.net ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për të kuptuar se kur do të hapet kjo zyre, mirëpo ata kanë thënë se nuk është nën kompetencat e tyre.

“Pyetja e parashtruar nuk ka te beje me autoritetin e MPMS-së”, thuhet në përgjigjen me shkrim të MMPS-së.

Kontributet e pensionistëve kosovarë që kanë punuar para luftës në Kosovë kanë mbetur në Serbi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Humb jetën kolonel Shena, zv.ministri Koçi: Do mbetesh ushtarak i shkëlqyer,nuk mundëm ta shpëtonim nga kthetrat e leuçemisë akute

Marjon Gorica Është ndarë nga jeta ditën e sotme, kolonel Shena, një ushtarak i mirënjohur me një kontribut të çmuar,...

U tha se po bëhej ndërtim pa leje në plazh, gazetari publikon Fake News: “Verifikoni lajmet që publikoni!”

Ditën e sotme në media qarkulloi një lajm se një ndërtim pa leje po ngrihej në një nga plazhet e virgjër të Durrësit. Pa...

Zgjedhjet e 2021-shit/ Erion Veliaj, ai që ka në dorë betejën e PS-së

Nga Roland Qafoku Në fushatën e vitit 2021 epiqendra do të jetë kryeqyteti, jo vetëm nga numri i lartë i deputetëve që nxjerr, 35 të...

Del para Gjykatës 44 vjeçari që therri nënën e tij: Nuk pendohem, më bëri magji!

Është vendosur nga Gjykata masa e arrestit ndaj 44-vjeçarit Olsi Çekiçi, i cili theri nënën e tij 70-vjeçare. Katër ditë pas ngjarjes makabër, 44-vjeçari ëshë...

LAJMI I FUNDIT/ Ulen shifrat e humbjeve nga Covid në Shqipëri, por…

Në 24 orët e fundit në vend, u shënua 1 viktimë si pasojë e Covid-19. Ndërkohë, u realizuar 506 teste, dhe u konfuirmuan 125...

Më shumë artikuj të ngjajshëm