Shpallje

Rekordmenja shqiptare, Luiza Gega është vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Ceremonia e dekorimit të Gegës u bë në ambientet e Presidencës nga Kreu i Shtetit , Ilir Meta.

“Sot pata kënaqësinë të vlerësoj me Titullin “Mjeshtër i Madh”, një nga sportistet më të shquara në të gjithë historinë e Atletikës shqiptare, Luiza Gega.

Një sportiste e përmasave botërore si Luiza, është nder dhe krenari për të gjithe ne! Atletika, shumë e rëndësishme për të gjitha sportet e tjera! ” shkruan Meta.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz