Edhe pse është në moshë  të madhe Zlatan Ibrahimovic tashmë është kryefjala e merkatos dimërore.

Schalke 04 është skuadra më e fundit që është futur në garë për suedezin.  

Ibrahimovic është në kërkim të një skuadre të re pas lamtumirës nga Los Angeles Galaxy dhe te Schalke kanë gjetur një mënyrë vërtetë të veçantë për t’i bërë një ofertë Ibrës të zgjedhë Gelsenkirshenin si stacionin e ri të karrierës së tij.

“Mos u shqetëso Zlatan, këtu në Gelsenkirshen nuk ka bejsboll”, shkruhet në komunikatën e klubit gjerman që i referohen fjalëve të Ibrës kur i dha lamtumirën amerikanëve të Galaxy, teksa u thoshte fansave tashmë shkoni të shikoni bejsboll, sepse pa të MLS nuk ka të njëjtën vlerë.

Gjithsesi skuadra që është më afër shërbimeve të Ibrahimovic është Milani dhe sulmuesi shtatlart po e mendon seriozisht rikthimin te kuqezinjtë.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz