Një nga ilacet më të përdorura kundër dhimbjeve, OKI (80 mg) nuk do të shitet më në asnjë farmaci pa recetë. Tretja e OKI-t sjell probleme në stomak dhe shkakton gastrit.

Vetëm Oki Task, i cili shitet në farmaci me bustina me gramaturë të përcaktuar 40 mg nuk do të jepet pa recetë.

Oki është një nga ilaçet më të konsumuara nga shqiptarët. Në fakt kjo tretësirë përdoret për të gjitha dhimbjet e durueshme ose jo që prekin konsumatorin. Përveç faktit që kushton lirë, kjo tretësirë u bë shumë shpejt ilaçi më i kërkuar dhe i shpejtë kundër dhimbjeve më të zakonshme.

Vendimi për shitjen e OKI me recetë është marrë nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz