Pas aksionit të IKMT-së për shembjen e objekteve pa leje në zonën e Unazës së Re, në afërsi të Astirit, projekt që i hap rrugë lotit të ri rrugor, duket se ka ardhur dhe sensibilizimi i bizneseve.

IKMT zhvilloi dy aksione në këtë zonë, ku rrafshoi afro 40 banesa dhe dyqane që bllokonin rrugën e re që do të ndërtohet.

Ditën në vijim priten të tjera aksione ku do të shemben edhe objektet e tjera.

Kjo ka bërë që bizneset të sensibilizohen dhe të dorëzohen para fadromave të IKMT-së.

Siç duket edhe në fotot, bizneset kanë nisur të zhvendosin materialet për ti hapur rrugë shembjeve të rradhës.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz