Presidenti i vendit, Ilir Meta ka ftuar në takim edhe fondacionin e shoqërisë së hapur SOROS, javën që vjen. Mësohet se kreu i shtetit ka ftuar edhe përfaqësues të shoqërisë civile të angazhuar me reformën në drejtësi.

Kjo ftesë “për puçin e Gjykatës Kushtetuese” vjen pas sulmeve të ashpra të Metës ndaj SOROS-it, me deklarata publike.

Më parë Meta ftoi në takim ambasadorët shqiptarë dhe krerët e partive politike, jashtë Parlamentit.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz