E premte, 14 Gusht, 2020

‘Nuk gjeti punë dhe nuk u bë dashnorja e drejtorit’/ Mirush Kabashi flet për Adelën

Duhet të lexoni

U tha se po bëhej ndërtim pa leje në plazh, gazetari publikon Fake News: “Verifikoni lajmet që publikoni!”

Ditën e sotme në media qarkulloi një lajm se një ndërtim pa leje po ngrihej në një nga plazhet...

Zgjedhjet e 2021-shit/ Erion Veliaj, ai që ka në dorë betejën e PS-së

Nga Roland Qafoku Në fushatën e vitit 2021 epiqendra do të jetë kryeqyteti, jo vetëm nga numri i lartë i...

LAJMI I FUNDIT/ Ulen shifrat e humbjeve nga Covid në Shqipëri, por…

Në 24 orët e fundit në vend, u shënua 1 viktimë si pasojë e Covid-19. Ndërkohë, u realizuar 506...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Adela Gjoka, një vajzë vetëm 23 vjeçe nga Rrësheni i dha fund jetës në kushtet e një depresioni të rëndë për shkak të varfërisë ekstreme të familjes së saj dhe pamundësisë për të gjetur një vend pune.

E diplomuar për inxhinieri, ajo u end më kot dyerve shtetërore pasi nuk mori kurrë një përgjigje pozitive. Çdo përplasje dere ishte një thyerje zemre për të.

I vranë shpresën teksa i duhej me patjetër një punë që të shlyente borxhet e familjes. Prindërit e saj të papunë, ishin zhytur në halle vetëm e vetëm që të shkollonin Adelën. Kishin qenë entuziastë se së paku hallet do tu mbaronin kur e bija të diplomohej.

Diploma në perceptimin e tyre përkthehej me punësim. Punësimi, në para. E paratë në shlyerje borxhesh. Se dinin ende të gjorët se për një vend pune duhet të kesh teserë partie, 5 mijë euro, ose të jesh dashnorja e ndonjë drejtori idjot që vjen era kërmë e që paguhet për të bërë kurvarin, sekserin, spiunin e servilin.

Adela u hodh mbrëmë rreth orës 23:00 nga kati i shtatë i pallatit ku jetonte në Rrëshen. Britmat e Adelës në “fluturimin” drejt fatalitetit tmerruan një qytet të tërë. Sot në Rrëshen të gjithë ulën kokat para trupit të së ndjerës. Askush nuk pati guximin për ti hedhur sytë këtij engjëlli që me vetëvrasjen e saj deshi të vriste një shoqëri të tërë. Deshi të vriste ata që e nëpërkëmbën.

Ata që përqafojnë antivlerat dhe injorantët. Ata që nuk i dhanë një dorë që të ngjitej si shoqet e saja që kanë prindër nëpunësa apo me poste politike. Për Adelën askush se gjeti dot një vend pune. Aq shumë e donte punën sa së fundmi ajo po kërkonte të ikte nga vendi. Të gjente një punë edhe si babysitter diku në Europë, mjafton që të largohej…

Por fati se deshi dhe gjërat nuk shkuan në vijën e duhur. Ajo mbrëmë nuk e përballoi më gjendjen që e kishte kapluar. Iku duke na dhënë një shuplakë të mirë të gjithëve dhe për të pushuar e vetme në paqe!

(Postimi i publikuar nga aktori i njohur Mirush kabashi në “Facebook”)



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Humb jetën kolonel Shena, zv.ministri Koçi: Do mbetesh ushtarak i shkëlqyer,nuk mundëm ta shpëtonim nga kthetrat e leuçemisë akute

Marjon Gorica Është ndarë nga jeta ditën e sotme, kolonel Shena, një ushtarak i mirënjohur me një kontribut të çmuar,...

U tha se po bëhej ndërtim pa leje në plazh, gazetari publikon Fake News: “Verifikoni lajmet që publikoni!”

Ditën e sotme në media qarkulloi një lajm se një ndërtim pa leje po ngrihej në një nga plazhet e virgjër të Durrësit. Pa...

Zgjedhjet e 2021-shit/ Erion Veliaj, ai që ka në dorë betejën e PS-së

Nga Roland Qafoku Në fushatën e vitit 2021 epiqendra do të jetë kryeqyteti, jo vetëm nga numri i lartë i deputetëve që nxjerr, 35 të...

Del para Gjykatës 44 vjeçari që therri nënën e tij: Nuk pendohem, më bëri magji!

Është vendosur nga Gjykata masa e arrestit ndaj 44-vjeçarit Olsi Çekiçi, i cili theri nënën e tij 70-vjeçare. Katër ditë pas ngjarjes makabër, 44-vjeçari ëshë...

LAJMI I FUNDIT/ Ulen shifrat e humbjeve nga Covid në Shqipëri, por…

Në 24 orët e fundit në vend, u shënua 1 viktimë si pasojë e Covid-19. Ndërkohë, u realizuar 506 teste, dhe u konfuirmuan 125...

Më shumë artikuj të ngjajshëm