E shtunë, 4 Korrik, 2020

‘Pasaportat e arta’, ‘The Guardian’ zbulon si Rama e zyrtarë të tjerë të huaj i japin nënshtetësi kriminelëve

Duhet të lexoni

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të...

Trondit Ministria e Shëndetësisë: Rriten rastet pozitive në 24 orë, shtrihet shpërndarja e virusit

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar 64 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, gjatë 24 orëve të...

Akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, Rama viziton sot Kosovën

Kryeministri Rama do të zhvillojë ditën e sotme në Kosovë një sërë takimesh. Këto takime do të vijnë pas...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Në Londër, në një hotel me pesë yje është mbajtur një aktivitet, organizuar me synimin e promovimit të shitjes së atyre që quhen pasaporta të arta.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë tre kryeministra, ndër ta edhe ai shqiptar Edi Rama. Rama ishte në këtë aktivitet krahas kryeministrit të Shën Luçias në Karaibe, atij malazez, një ministri maltez dhe disa ambasadorëve nga Antigua, Barbuda dhe Qipro. Edi Rama ka premtuar në këtë konferencë se kush merr nënshtetësi shqiptare nga të huajt e pasur, nuk do të paguajë taksa për 10 vjet, shkruan “Guardian”.

Kjo do të thotë se të pasurit europianë nuk do të paguajnë taksa për 10 vjet pushime në vendin tonë. Pra, një i huaj me para nuk do paguajë në vendin tonë asnjë taksë për 10 vjet  në këmbim të blerjes së pasaportave për 100 mijë dollar dhe investimeve.

Ky event që ka si synim që të thithen investime nga biznesmenët e pasur ka hasur në shumë kritika të ashpra. Gazeta e njohur britanike “The Guardian” ka cituar zv. presidenten e Komisionit Europian, Vera Jurova, deklaron se shitja e pasaportave paraqet rrezik. Jurova shprehet se gjithë ky sistem transaksionesh duhet rinegociuar meqenëse për momentin komisioni nuk ka kompetenca për të ndërhyrë.

Me këtë veprim që po kryen, Rama po minon besimin e shteteve europiane, në këmbim të fitimit ose të futjes të sa më shumë parave në ekonomi. Rama me këtë hap garanton futjen e parave në ekonominë shqiptare, por pa pyetur shumë për prejardhjen e tyre ose njerëzit që investojnë.

Mirëpo, aktiviteti ka një sërë problemesh.  Një tjetër problem është se shqetësimet e BE-së janë reale. Kompania që ka organizuar aktivitetin, Henley & Partners me biletë hyrjeje 1 500 stërlina është raportuar se ka patur jo pak probleme me aktivitetet e saj që konsistojnë në ndërmjetësimin mes qeverive dhe pasanikëve të interesuar. Një prej shteteve që mori pjesë në event, Qipro i dha nënshtetësi përmes shitjes një biznesmeni në kërkim nga Malajzia, por ka premtuar se do ta revokojë atë. Për 4000 pasaporta të shitura që nga viti 2013 thuhet se Qipro ka mbledhur 6 miliardë euro.

Edhe Malta që e aplikon këtë skemë përmes koncesionit të dhënë kompanisë në fjalë akuzohet se ka shitur nënshtetësinë pesë njerëzve në kërkim dhe të akuzuar për vepra të rënda penale në fushën ekonomike, siç është pastrimi i parave. Nuk është e qartë se kush e ka kontaktuar kryeministrin Rama në këtë ambient.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të...

Ish-zëdhënësja e Berishës publikon fotot e ditëlindjes së saj, Erla Mëhilli më e bukur se kurrë

Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish kryeministrit Sali Berisha, njihet si një nga politikanet më të bukura shqiptare. Ajo ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen,...

LAJM I HIDHUR/ Ndërron jetë mjeku i QSUT nga Covid-19

Ka ndërruar jetë mjeku Hematologjisë në QSUT, Arjan Pushi i cili u fut në intubim pasditen e djeshme. Mjeku rreth 56 vjeç nuk kishte...

Trondit Ministria e Shëndetësisë: Rriten rastet pozitive në 24 orë, shtrihet shpërndarja e virusit

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar 64 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është java e...

Vrasja e Hekuran Billës: 26 vjeçarja del në gjykatë, rrëfen si u njoh me viktimën në Komunën e Parisit

Adiola Lakra doli sot në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë, e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës. Prokuroria kërkon masën...

Më shumë artikuj të ngjajshëm