Organi i akuzës i ka sekuestruar telefonin nënkryetarit të Bashkisë së Vorës, Gentian Picari.

Ky i fundit është emëruar në postin e nënkryetarit nga ish kryebashkiaku i shkarkuar  Agim Kajmaku, ditet e fundit te detyrës.

KQZ e shkarkoi Kajmakun për shkak se Prokuroria arriti te vërtetonte se ai ka qenë i arrestuar dhe dënuar në Greqi për falsifikim parash.

Agim Kajmaku është shpallur në kërkim prej disa ditësh, por nuk dihet vendndodhja e tij. Nga arratia ai ka kërkuar pafajësinë e tij.

Pasi KQZ e shkarkoi, Kajmaku u zbulua se ai vetë kishte shkarkuar dy nënkryetarët e bashkisë, duke emëruar në këtë post vetëm Gentian Picarin.

Ky i fundit ka bërë kërkesë ne Prokurori që t’i rikthehet celulari.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz