Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën ditën e djeshme. Një grua e re, është hedhur nga kati i 12-të i një hoteli duke i dhënë fund jetës së saj.

Policia sqaron se ngjarja tragjike ka ndodhur më 14 nëntor, ndërsa 34-vjeçar ka ndërruar jetë menjëherë.

Mësohet se e reja vuante nga gjëndja e rëndë psikologjike.

Dje, një student nga Rrësheni, u hodh nga pallati i saj duke gjetur vdekjen.

Informacioni i policisë:

Në lidhje me ngjarjen, ku më datë 14.11.2019, u gjet një shtetase e pajetë në shkallët e emergjencës së një hoteli në Tiranë, nga veprimet të kryera nga grupi hetimor si dhe kqyrja e pamjeve filmike rezultoi se:

Turpi i pajetë i përkiste shtetases G. V.,34 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, ku në kushte të rënduara psikologjike është vetëhedhur nga kati i 12-të i shkallëve të emergjencës të hotelit, për pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz