Në ditën e 75-vjetorit të çlirimit të Tiranës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar këtë ditë të shënuar për kryeqytetit.

Kreu i opozitës, shoqëruar dhe nga demokratë të tjerë dhe jo vetëm, ka mbajtur homazhe përpara sheshit para Institutit të të Përndjekurve Politikë.

Nën tingujt e himnit kombëtar, Basha është përkulur në shenjë nderimi para memorialit, ku ka vendosur edhe kurora me lule.

Edhe pse ditët si kjo e sotmja janë të veçanta, partitë politike vendosin që të zhvillojnë homazhe të ndara.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz