E shtunë, 4 Korrik, 2020

75-vjetori i Çlirimit të Tiranës/ Braçe dhe Veliaj sulmojnë opozitën

Duhet të lexoni

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të...

Trondit Ministria e Shëndetësisë: Rriten rastet pozitive në 24 orë, shtrihet shpërndarja e virusit

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar 64 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, gjatë 24 orëve të...

Akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, Rama viziton sot Kosovën

Kryeministri Rama do të zhvillojë ditën e sotme në Kosovë një sërë takimesh. Këto takime do të vijnë pas...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Zv. Kryeministri Erion Braçe ishte i pranishëm në homazhet e mbajtura tek monumenti i Partizanit të Panjohur në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit të Tiranës.

Teksa ka shprehur falenderimin dhe mirënjohjen për të gjithë ata burra e gra që u bënë bashkë në luftë për Çlirimin e kryeqytetit, ai nuk ka kursyer as mesazhet e forta për politikën shqiptare.

Braçe theksuar se ka pasur qeveri shqiptare që kanë bashkëpunuar me fashizmin dhe sot ka nga ata që për interesa dhe pushtet personal janë kundër aleatëve të Shqipërisë, SHBA, Britanisë apo Francës.

“Dua të përmend edhe njëherë se ka pasur qeveri që kanë bashkëpunuar me fashizmin në këtë vend. Këto qeveri të quajtura shqiptare që vareshin nga pushtuesi i shpallën luftë SHBA, Francës, Britanisë, etj. Sot ata po përsërisin veten. Sot për interesa partiake, dhe për pushtet, i shpallin sot luftë Francës, SHBA dhe gjithë perëndimit. Thjesht dhe vetëm se duan pushtet. Edhe atëherë kur pushteti u bë bashkë me fashizmin, sot u bënë kundër vendit”- tha Braçe.

Sipas tij, “Sa herë duan pushtet, i bëjnë dëm popullit dhe shmangin drejtësinë që i shërben njerëzve të zakonshëm dhe që i vë të gjithë të barabartë para ligjit. Ata e meritojnë nderin dhe respektin tonë që dhanë jetën për këtë vend”.

Numri 2 i qeverisë theksoi me tej: “Kush ka bërë zgjedhje që të jetë me fitimtarët, aty e ka vendin, në mbështetje të heronjve. Ata të tjerët të kërkojnë ndjesë për zgjedhjet që bënë këtu e 80 vite më parë.”

Kreu i bashkisë, Erion Veliaj tha se e keqja vendit më shumë i ka ardhur nga shqiptarët sesa nga pushtuesit duke akuzuar opozitën për sabotim në rrugën e Shqipërisë drejt zhvillimit dhe BE-së. Veliaj kërkoi nga secili që të mos i bëjmë vendit atë që nuk ia kanë bërë as pushtuesit.

“Ky është një moment për të nderuar sakrificat e mijëra të rinjve dhe të rejave. Ne sot po aplikojmë për të qenë kryeqyteti Europian i rinisë, është një shans historik që të kujtojmë. Sot betejat kanë ndryshuar, nuk janë me pushkë.

Kemi një detyrim ndaj atyre që derdhën gjakun për këtë kryeqytet. Në 1942 ishte vala më e madhe e rikthimit në vend, pasi shumë prej atyre që studiuan jashtë momenti kur vendi kishte sakrificë të ktheheshin dhe sot duhet të kthehen për të dhënë një kontribut për vendin.

Erioni e tha disa janë të njohur dhe disa të panjohur prandaj quhet monumenti i ‘Ushtarit të Panjohur’. Mirë është të dimë edhe palën tjetër, pasi ka shumë prej atyre që vijojnë të bashkëpunojnë me fashizmin, duke minuar të vërtetat e luftës, arkivat gjermane flitet se në betejë vdiqën 1600 ushtarë gjermanë, 127 nga shqiptarët.

Faktet flasin në favor të betejës sonë, që nuk ishin këtu të bënin një xhiro, por si pushtues. Kjo e bën Tiranën unike, si i vetmi kryeqytet i vetëçliruar. Sot lipset, që të gjykojmë se ku jemi, shumë nga problemet nuk na kanë ardhur nga pushtuesit, por një minorancë brenda nesh. Sot do të shikojmë inaugurimin e stadiumit, por kujtoj betejën e kryeministrit atëherë.

Punët e mira i pengojmë vetë, keq për Shqipërinë flasim vetë, po ashtu edhe sabotimin. Kur ne shqiptarët bëhemi bashkë nuk ka betejë që nuk e fitojmë. Kërkohet nga secili mos i bëjmë vetes atë që nuk e kanë bërë edhe pushtuesit. Të japim më të mirën për integrimin. Vetëm së bashku mund ta ndërtojmë një kryeqytet modern. Ka ardhur koha të bëjmë një bilanc dhe të projektojmë 100 vitet e tjera. Shpresoj që secili ta vërë një flamur kuqezi në dritare” tha Veliaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të...

Ish-zëdhënësja e Berishës publikon fotot e ditëlindjes së saj, Erla Mëhilli më e bukur se kurrë

Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish kryeministrit Sali Berisha, njihet si një nga politikanet më të bukura shqiptare. Ajo ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen,...

LAJM I HIDHUR/ Ndërron jetë mjeku i QSUT nga Covid-19

Ka ndërruar jetë mjeku Hematologjisë në QSUT, Arjan Pushi i cili u fut në intubim pasditen e djeshme. Mjeku rreth 56 vjeç nuk kishte...

Trondit Ministria e Shëndetësisë: Rriten rastet pozitive në 24 orë, shtrihet shpërndarja e virusit

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar 64 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është java e...

Vrasja e Hekuran Billës: 26 vjeçarja del në gjykatë, rrëfen si u njoh me viktimën në Komunën e Parisit

Adiola Lakra doli sot në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë, e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës. Prokuroria kërkon masën...

Më shumë artikuj të ngjajshëm