E premte, 14 Gusht, 2020

75-vjetori i çlirimit të Tiranës/ Kryemadhi: E keqja s’duhet të na vrasë ëndrrën

Duhet të lexoni

U tha se po bëhej ndërtim pa leje në plazh, gazetari publikon Fake News: “Verifikoni lajmet që publikoni!”

Ditën e sotme në media qarkulloi një lajm se një ndërtim pa leje po ngrihej në një nga plazhet...

Zgjedhjet e 2021-shit/ Erion Veliaj, ai që ka në dorë betejën e PS-së

Nga Roland Qafoku Në fushatën e vitit 2021 epiqendra do të jetë kryeqyteti, jo vetëm nga numri i lartë i...

LAJMI I FUNDIT/ Ulen shifrat e humbjeve nga Covid në Shqipëri, por…

Në 24 orët e fundit në vend, u shënua 1 viktimë si pasojë e Covid-19. Ndërkohë, u realizuar 506...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka përkujtuar sot 75-vjetorin e çlirimit të Tiranës. Përmes një mesazhi në “Facebook” Kryemadhi tha se kjo ditë është amanet i gjakut të dëshmorëve.

“Për të mos e lejuar të keqen të vrasë ëndrrën e tyre për liri dhe demokraci, për një jetë më të mirë dhe të sigurtë në në këte vend dhe këtë tokë që quhet atdhe dhe që është shtëpia jonë!”- shkruan ajo.

Mesazhi i Kryemadhit 

Tirana antifashiste sot është në 17 nëntorin e 75-të të çlirimit prej pushtuesve nazifashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre, është në ditën e madhe të lirisë, që u arrit me aq shumë luftë, sakrifica, privacione dhe heroizëm popullor.

75-vjet më parë, partizanët e lirisë dhe populli i kryeqytetit i bërë njësh me ta, shënuan një nga betejat më të mëdha dhe më të lavdishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, betejën për çlirimin e Tiranës së barrikadave, që qe preludi i bukur i çlirimit të të gjithë Shqipërisë.

Ndaj sot, nderimi më i thellë dhe mirënjohja më e madhe shkon për partizanët e lirisë, për bijat dhe bijtë e paharruar që dhanë jetën dhe derdhën gjakun e tyre në themelet e lirisë së Tiranës antifashiste, që është kryeqyteti i vetëm në Europë i çliruar pa praninë e ushtrive të huaja.

Por, një nderim dhe mirënjohje e madhe shkon për të gjithë popullin e Tiranës, që me vetmohim, përkushtim dhe heroizëm shembullor, jo vetëm iu bë krah luftës partizane, por u bashkua me të, luftoi e sakrifikoi rrugë më rrugë, barrikadë më barrikadë e shtepi më shtëpi, deri në agimin e lirisë.

17 nëntori i çlirimit të Tiranës nuk është vetëm ditë nderimi dhe feste. Eshtë edhe amanet i gjakut të dëshmorëve, për ta dashur dhe mbrojtur Tiranën dhe Shqipërinë, e për të mos e lejuar të keqen të vrasë ëndrrën e tyre për liri dhe demokraci, për një jetë më të mirë dhe të sigurtë në në këte vend dhe këtë tokë që quhet atdhe dhe që është shtëpia jonë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Humb jetën kolonel Shena, zv.ministri Koçi: Do mbetesh ushtarak i shkëlqyer,nuk mundëm ta shpëtonim nga kthetrat e leuçemisë akute

Marjon Gorica Është ndarë nga jeta ditën e sotme, kolonel Shena, një ushtarak i mirënjohur me një kontribut të çmuar,...

U tha se po bëhej ndërtim pa leje në plazh, gazetari publikon Fake News: “Verifikoni lajmet që publikoni!”

Ditën e sotme në media qarkulloi një lajm se një ndërtim pa leje po ngrihej në një nga plazhet e virgjër të Durrësit. Pa...

Zgjedhjet e 2021-shit/ Erion Veliaj, ai që ka në dorë betejën e PS-së

Nga Roland Qafoku Në fushatën e vitit 2021 epiqendra do të jetë kryeqyteti, jo vetëm nga numri i lartë i deputetëve që nxjerr, 35 të...

Del para Gjykatës 44 vjeçari që therri nënën e tij: Nuk pendohem, më bëri magji!

Është vendosur nga Gjykata masa e arrestit ndaj 44-vjeçarit Olsi Çekiçi, i cili theri nënën e tij 70-vjeçare. Katër ditë pas ngjarjes makabër, 44-vjeçari ëshë...

LAJMI I FUNDIT/ Ulen shifrat e humbjeve nga Covid në Shqipëri, por…

Në 24 orët e fundit në vend, u shënua 1 viktimë si pasojë e Covid-19. Ndërkohë, u realizuar 506 teste, dhe u konfuirmuan 125...

Më shumë artikuj të ngjajshëm