Shpallje

Në shtator të këtij viti, futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, u kurorëzua me martesë me partneren e tij Belkiz Kera.

Çifti u fejua që në vitin 2015 dhe pas 4 vitesh fejesë, vendosën të martohen.

Mirëpo, vetëm pas dy muajsh si burrë e grua, “Prive.al” ka treguar se ata do të bëhen prindër për herë të parë.

Burime të sigurta kanë treguar se Belkiz është në muajin e tretë të shtatzënisë.

“Belkiz është shtatzënë në muajin e tretë dhe ky lajm e ka gëzuar tejmase çiftin e njohur që mezi po presin të bëhen prindër”, ka treguar burimi.

Dyshja ende nuk ka treguar asgjë lidhur me shtatzëninë e Belkiz, mirëpo me siguri do ta japin edhe vetë shumë shpejt lajmin e ëmbël.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz