Disa ditë më parë Kejvina Kthella u shoqërua në polici  për t’u marrë në pyetje në lidhje me atentatin e ndodhur ndaj prokurorit Arjan Ndoj në Shkozet.

Velina ishte në një lidhje me nipin e deputetit të PS-së, Redian Rraja, i cili dyshohet si një nga autorët e atentatit ndaj kryeprokurorit të Durrësit.

Modelja u mbajt në polici për gati 10 orë aty ku tregoi edhe deklaratën e saj.

Por së fundmi modelja është parë sërish në dyert e Prokurorisë, këtë herë me zgjedhjen e saj.

Kejvina ka shkuar pasi ka dorëzuar kërkesë penale me objekt “kthim të sendeve të sekuestruara”.

Ajo kërkon t’i kthehet celulari i saj, i cili i është sekuestruar nga prokurorët e Krimeve.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz